Kurrikula e Shkollës Fillore në kuadër të Shkollës Shqipe – Iliria bazohet në kurrikulën për mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në mërgatë, të zhvilluar nga qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.
Kurrikula është e organizuar në tre nivele.
Mësimdhënia do të zhvillohet nga mësues të kualifikuar dhe me përvojë.
Studentët do të vendosen në një nga nivelet e përmendura më lart bazuar në nivelin e njohurive të gjuhës shqipe.
Të drejtë për aplikim kanë të gjithë shqiptarët duke filluar nga mosha 3 vjeç e më lart të cilët nuk kanë qasje në shkolla shqipe.