Studentët që marrin pjesë në programet e Shkollës Shqipe – Iliria marrin një përvojë arsimore me cilësi të lartë online. Në shkollimin online ne i shërbejmë moshave te ndryshme, klasa është në shtëpi ose kudo që është në dispozicion një lidhje interneti.
Orari/Puna e studentëve përfshin një kombinim të:
- Mësimeve online, aktiviteteve bashkëvepruese, sesioneve/klasave virtuale.
- Aktivitete të pavarura jo në kompjuter duke përdorur materiale të siguruara nga programi.
- Ndërveprim me mësuesit dhe shokët e klasës online.
- Udhëzime nga mësuesi i tyre për t’u siguruar që ata po përparojnë.
- Aktivitete të planifikuara për studentët dhe mbështetjen e prindërve sipas nevojës.
Kërkohet që studentët të përfundojnë detyrat shkollore dhe të marrin pjesë në sesionet virtuale në klasë ashtu siç është caktuar nga programi.